Conor McGregor është i papërmbajtshëm. Luftëtari i UFC këtë herë ka qenë protagonist në ndarjen e çmimeve në “MTV VMs 2021” dhe ka pasur një zënkë me një reper të njohur.
“TMZ” shkruan se McGregor ka kërkuar të bëjë një foto me Machine Gun Kelly dhe ky i fundit e ka refuzuar.
McGregor është kapur në video, teksa hedh pije në drejtim të të dashurit të Megan Fox. Irlandezi shfaqet i nervozuar.
Për të shmangur një incident edhe më të madh është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë.
McGregor dhe Machine Gun Kelly kanë vazhduar në drejtime të ndryshme më pas dhe përplasja është shmangur. / oversport.tv
Conor McGregor throws a drink at MGK on the red carpet (via ig:laurademytrk) pic.twitter.com/H0naCNbMta
— Barstool Sports (@barstoolsports) September 13, 2021