McGregor takon Mourinho në Romë: José është një legjendë

Në Romë janë takuar dy emra të mëdhenj të sportit: Conor McGregor, që ndodhet në Itali për pagëzimin e të birit Rian në Vatikan, dhe José Mourinho kanë shkëmbyer komplimente, siç e vërteton edhe postimi në Instagram i kampionit të MMA-së.

“Respekt për këtë burrë, një legjendë”, ka shkruar 33-vjeçari irlandez, që në shkëmbim ka marrë nga trajneri i Romës, një fanellë të skuadrës verdhekuqe me numrin 10-të.

“Po është pikërisht ai. Po, është i madhi Conor McGregor në Romë dhe kisha kënaqësinë ta takoja. Treguam histori dhe i dhurova fanellën më të bukur të qytetit, atë të Romës. Ka bërë një mrekulli dhe është e pamundur ti thuash jo Conorit, m’u desh të provoja edhe uiskin. Legjendë”, shkruan Mourinho në rrjetet sociale. / Oversport.tv