McKennie largohet nga Juventusi, nesër firmos me Leeds

Weston McKennie është gati për të veshur fanellën e Leeds. Operacioni është mbyllur me sukses ditën e sotme dhe mesfushori amerikan do të fluturojë drejt Anglisë për të kryer vizitat mjekësore ditën e hënë.

Juventus dhe Leeds kanë arritur një marrëveshje mes tyre: huazim prej 1.5 milionë eurosh me të drejtë blerjeje të fiksuar në 35 milionë euro, që mund të kthehet në detyrim blerjeje nëse plotësohen kushte të caktuara, si dhe 5 milionë  bonuse.

Dëshira e klubit anglez është që të blejë përfundimisht kartonin e lojtarit në fund të sezonit. Shitja e McKennie te Leeds është lëvizja e parë e Juventusit në merkaton e janarit. Mesfushori i ble në verën e vitit 2020 nga Schalke për 4.5 milionë euro dhe gjatë kësaj periudhe ka luajtur 96 ndeshje me fanellën bardhezi. / Oversport.tv