Weston McKennie tërheq sërish vëmendjen, këtë herë jo për oferta. Mesfushori i Juventusit është larguar nga grumbullimi i kombëtares së SHBA-ve.
Shkak është bërë shkelja e rregullave të COVID-19.
McKennie dyshohet të ketë dalë një herë nga hoteli, ndërsa herën tjetër thuhet se ka qenë në shoqërinë e një personi të paautorizuar për të qenë në grumbullim.
Gjithsesi si shkak për largimin e tij para ndeshjes me Kanadanë është thënë se ishte videoja ku McKennie shfaqej duke nënshkruar autografet për tifozët, pa përdorur maske. / oversport.tv