“Më jep 15 mijë € të mos flas”, ylli i Olympiacos mori mesazhin anonim para arrestimit

Ruben Semedo, i arrestuar pas akuzave për përdhunim nga një 17-vjeçare, raportohet të ketë marrë një mesazh anonim në Instagram para se të ndalohej nga forcat e rendit.

Sipas “News 24/7”, në mesazhin që mori futbollisti i Olympiacos shkruhej: “Paç fat në burg! Më jepni 15 mijë euro dhe nuk do të them asgjë”.

Semedo është liruar me kusht, pasi ka lënë një garanci prej dhjetë mijë eurosh. Nga ekzaminimet e kryera, asnjë dëshmi për akuzat e bëra nuk është gjetur. / oversport.tv