Më kërcënuan! Longo shpërthen në Facebook, por më pas fshin postimin

Trajneri i Kukësit Diego Longo ka bërë një postim në “Facebook” ku ka akuzuar delegatin e ndeshjes se e ka kërcënuar e ofenduar me terma seksiste. Në shkrimin e tij, ai tregoi gjithashtu se fusha ku luajtën dje (Kamëz) është e vetmja fushë që ka refuzuar në mënyrë absolute që ekipi i tij të zhvillojë ndeshje.

Megjithatë, më pas duket se vetë trajneri Longo është penduar dhe e ka fshirë postimin e tij. Nga ana tjetër, ai nuk i kurseu aspak kritikat e fushës, duke thënë ndër të tjera se më shumë se sa një fushë futbolli, ajo është një fushë patatesh.

“Mund të thosha se luajtëm një pjesë të parë të mahnitshme dhe mund të kishim bërë më mirë në pjesën e dytë.

Mund të thosha që në letër ishim në shtëpi, por u detyruam të luanim në stadiumin e vetëm të cilin e kisha refuzuar absolutisht sepse më shumë se një fushë futbolli është një fushë patate.

Mund të thosha që në minutën e 89-të shënuam dhe fituam ndeshjen.

Mund të thosha se në fundin e ndeshjes kam rënë viktim e kërcënimeve dhe fyerjeve seksiste nga delegati i Federatës sepse kam kërkuar një mendim për keqpërdorimin e sistemit VAR.

Nuk e bëra. Ndonjëherë është më mirë të heshtësh”, shkruhej në postimin e Longos. /oversport.tv