Me Poloninë inaugurohet tapeti hibrid, dalin biletat për Lewandowski & Co

Shqipëria luan sezonin kualifikues në 3 ditë. Më 9 tetor, kuqezinjtë do të udhëtojnë në Hungarinë ku Myrto Uzuni është ende kampioni në fuqi me Ferencvaroshin dhe kryegolashënuesi i kampionëve në sezonin e fundit dhe 3 ditë më vonë, në “Air Albania Stadium”, inaugurohet tapeti i ri hibrid përballë Lewandowski & Co.

Për këtë të fundit, FSHF ka nxjerrë në shitje edhe biletat. Teksa Komiteti Teknik i Ekspertëve në vend ka refuzuar shtimin e kapacitetit të lejuar të tifozëve në stadiume, FSHF ka hapur tribunat për tifozët e lejuar, të cilët nuk do të jenë më tepër sesa 30%.

Çmimet e biletave variojnë nga 1000 lekë të rinj deri në 18000 lekë të rinj, në sektorin shumë të rëndësishëm të tribunës, ku ndjekësit e këtij takimi kanë edhe mundësinë e një kateringu gjatë ndeshjes dhe në përfundim të saj.

Çmimi i një biletë në tribunën përballë në unazën ë fundit pranë fushës varion nga 1500 lekë në sektorët anësorë, pranë flamujve të këndit deri në 4000 lekë në sektorin që përkon me mesin e fushës.

Shqipëria gjendet në vend të dytë në grupin I (12 pikë), me vetëm 4 pikë më pak sesa Anglia (16) dhe duke lënë pas Poloninë (11) si dhe Hungarinë (10).

Tribuna Çmimi

V1                                                                           1000

N + S                                                                      1000

S këndore 101, 201, 202                                    1500

N këndore 106, 206, 207                                  1500

E këndore 101, 109, 201, 210, 211                   1500

E 102, 108, 203, 209                                         2000

E 103, 107, 204, 208                                         3000

E 104, 105, 106, 205, 206, 207                      4000

W2 101, 107                                                       8000

W 102, 106                                                        10000

Vip 2 W103                                                       12000

Vip 1 W105, W104                                           18000

 

Çmimet janë në lekë të rinj