FSHF ka publikuar disa statistika mbi lojtarët që kanë fituar më shumë duele në Superiore deri më tani. “Mbreti” me më shumë duele të fituara është mbrojtësi i Laçit, Viktor Velkoski i cili ka fituar deri më tani 82.98% të dueleve ku është përfshirë.
Melos Bajrami është për “medalje të argjentë” në këtë listë pasi renditet i dyti me 76.67% të dueleve. Ai lë pas lojtarin tjetër të Laçit, Aleksandar Ignjatovic që mban vendin më të ulët të podiumit me 75.56% të dueleve.
Vetëm vendi i katërt për një lojtar të Partizanit dhe është Eljon Sota me 75.53% të dueleve të fituara. Ai lë pas Lukman Hussein të Kastriotit që ka 74.58% të dueleve të fituara.
Gëzim Krasniqi i Egnatias renditet i gjashti (74.42%), ndërsa te Tirana lojtari që fiton më shumë duele është Erjon Hoxhallari me një përqindje prej 74.29%. Top 10 mbyllet nga dy lojtarët e Skënderbeut, Dajan Shehi (73,47%), Leonat Vitija (73.33%) dhe lojtari i Egnatias Ndriçim Shtubina (73,17%). /oversport.tv