Më shumë para për klubet italiane, stadiumet hapen me kapacitet 75%

Stadiumet në Itali do të hapen në 75% të kapacitetit të tyre që nga ndeshjet e rradhës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë nënsekretarja për sportin, Valentina Vezzali, e cila publikoi kështu vendimin e marrë nga këshilli i ministrave.

“Nga Këshilli i Ministrave i sapo përfunduar u vendos që kapaciteti i publikut në shkallët e stadiumeve do të jetë 75% dhe brenda, nga 50% që të gjithë shpresonim, kemi arritur në 60%. Kjo tregon vëmendje më të madhe dhe shpresoj që brenda dy javësh të arrijmë deri në 100% “.

Nga fillimi i sezonit të gjitha klubet italiane kishin marrë miratimin nga qeveria për të pritur tifozë vetëm sa 50% i kapacitetit total të stadiumit. Megjithatë, tashme rritja dei në 75% është një fakt dhe ideja për një hapje totale të stadiumeve është duke u konkretizuar pas fjalës së thënë nga Valentina Vezzali. /oversport.tv