“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Tirana publikon çmimet e biletave për sfidën ndaj Besiktas

Të enjten në mbrëmje në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania” do të luhet sfida e kthimit mes Tiranës dhe Besiktasitm, e vlefshme për turin e dytë të Conference League.

Bardheblutë u mposhtën 3-1 në ndeshjen e parë në Turqi, por do të synojnë mbrekullinë edhe me ndihmën e tifozëve të tyre, që të mund të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë, për të synuar kualifikimin.

Klubi kryeqytetas ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e të enjtes. Një biletë në tribunën VIP kushton 15 000 lekë, ndërsa më e lira në tribunën N 500 lekë.

“KF Tirana kërkon të nënvizojë se biletat mund t’i siguroni online si edhe fizikisht në pikën e shitjes në biletarinë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Gjithashtu nga data 01.08.2023 – 03.08.2023 në pikën e shitjes në biletarinë në stadiumin “Air Albania””, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv