Më të mirët e sezonit në Serie A, dominojnë kampionët e Napolit

Khvicha Kvaratskhelia ka fituar Çmimin “Lojtari më i Çmuar” (MVP) i Serie A për sezonin 2022-2023. Gjeorgjiani i Napolit ka mposhtur konkurrencën pas një sezoni të shkëlqyer, ku shënoi 12 gola dhe dha 13 asist në 33 ndeshje të luajtura me skuadrën e Spallettit, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të titullit.

Kvara rrëzon nga froni Rafa Leao, që fitoi çmimin vitin e kaluar duke u bërë lojtari më i ri në histori që fitonte këtë trofe.

Janë vlerësuar edhe lojtarët për çdo pozicion në fushë. Provedel është shpallur portieri më i mirë i sezonit në Serie A, Kim, mbrojtësi më i mirë, Barella, mesfushori më i mirë, ndërsa krye golashënuesi Osimhen ka fituar çmimin sulmuesi më i mirë i sezonit në kampionatin italian. Fagioli është vlerësuar si lojtari më i mirë Under 23. / Oversport.tv