Medalja e arit shkon për Abakarov, sportisti kuqezi triumfon në finale ndaj Dastanbek

Zelimkhan Abakarov ka arritur të marrë një medalje ari në eventin e mundjes “Polyák Imre &Varga János Memoria” duke mposhtur në finale Ossimzhan Dastanbek. Sportisti që garon nën flamurin kuqezi në peshën 61 kg, ka mposhtur në finale kundërshtarin nga Kazakistani me rezultatin 4-1.

Një rezultat shumë i mirë ky për Shqipërinë në garat që po zhvillohen në Hungari. Në gjysmëfinale Abakarov mposhti kundërshtarin Vladimir Kudrin me rezultatin 12-6.

Ndërsa në çerekfinale, sportisti kuqezi arriti të triumfojë ndaj mongolezit Narankhuu Narmandakh me rezultatin 11-1. Kujtojmë që ditën e djeshme sportisti tjetër kuqezi, Islam Dudaev doli nga ky event me medalje bronzi. /oversport.tv