Media angleze plas bombën: Rodgers refuzoi Newcastle për të shkuar te City

Ditët e fundit emri i Brendan Rodgers është lidhur shpesh me ekipin e Newcastle. Sipas mediave ishullore, trajneri irlandez është kandidati numër një për të zëvendësuar trajnerin aktual Steve Bruce.

Megjithatë, ajo që është “bomba” e vërtetë në këtë ngjarje është lajmi i publikuar nga “DailyMail”. Sipas presitigjozes angleze, Rodgers i ka refuzuar milionat që i janë ofruar nga pronarët e rinj të Newcastle. Sipas tyre arsyeja është sepse për Brendan Rodgers po mendon Manchester City.

Në një artikull të tyre, “Daily Mail” ka thënë se ai është i përzgjedhuri nga drejtuesit e “qytetarëve” për të zëvendësuar trajnerin aktual Pep Guardiola. Kontrata e spanjollit përfundon në vitin 2023 dhe irlandezi është i përzgjedhuri i ri për stolin. /oversport.tv