Media franceze kryqëzon PSG-në: Messi dhe Neymar nuk ndihmuan skuadrën

Kishte shumë pritshmëri për t’i parë për herë të parë bashkë Messin, Neymarin dhe Mbappenë. Pochettino i zbriti të tre si titullarë kundër Brugges dhe e gjithë vëmendja ishte tek ata. Në fakt gjithçka rezultoi në tërësi zhgënjyese.

Nuk kishte shumë bashkëpunim me ta (Mbappe nuk i pasoi Mesit) dhe asnjëri nuk shënoi. Teorikisht francezët luajtën kundër ekipit që janë teorikisht skuadra më e dobët e grupit. PSG-ja e nisi me ulje-ngritje, por të shohim se si do ta përfundojë.

Pas ndeshjes së parë të treshes magjike erdhën edhe kritikat e para të mediave franceze. “Neymar dhe Messi nuk ndihmuan sa duhet”, shkruante “L’Equipe” në artikullin që analizonte ndeshjen. “Pak vendimtarë në 30 metrat e fundit dhe pak të përfshirë në presion.

Messi dhe Neymar bënë ndeshje nën mesataren”, shkruhet më tej. Leo kritikohet për faktin që nuk ndihmon në presing. Edhe “Le Parisien” shkroi: MNM nuk përgjigjet ende. Ndeshja e radhës është kundër Sitit dhe duhet patjetër reagm.

Donnarumma- Një tjetër temë e nxehtë që turbullon ambientin “pasanik” është çështja e portierit. Pochettino zgjodhi si titullar Keylor Navasin dhe jo italianin, i cili shkoi me shumë dëshirë dhe besim për të qenë i pari i portierëve te PSG-ja. Mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet kjo situatë në javët e ardhshme./Oversport.tv