Mediat kosovare e konfirmojnë, arrestohet kreu i FFK-së Agim Ademi

Sipas asaj që shkruajnë mediat kosovare, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka përfunduar në pranga, pasi ka goditur punëtorin e këtij institucioni, Artan Govori.

“Sipas Policisë, në koordinim me prokurorin e shtetit, është hapur një procedim penal për këtë rast duke e konsideruar si “sulm fizik”.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Govori të mërkurën deklaroi se është sulmuar nga kryetari Ademi. Govori tha se nga Ademi është kapur për fyti në selinë e FFK-së”, shkruan “Koha.net”. / Oversport.tv