Daniil Medvedev shuan ëndrrën e Novak Djokovic për të fituar Grand Slam-in këtë sezon, pasi në finalën e US Open e mundi tenistin serb 3-0 (6-4,6-4,6-4) në një ndeshje që zgjati 2 orë e 17 minuta. Ka qënë një ndeshje perfekte ajo e tenistit rus në stadiumin “Arthur Ashe” dhe falë këtij suksesi numri 2 në renditjen botërore fiton titullin e parë të madh në karrierë.
Djokovic, numri një në Botë, me 20 tituj Slam të fituar deri më tani (ashtu si Federer dhe Nadal) nuk arriti të fitonte dot Slamin e katërt për vitin 2021, që do t’i jepte mundësinë të bëhëj tenisti i tretë në historinë e këtij sporti që i fitonte të katërt turnetë e mëdhenj në të njëjtin vit solar.
Dëshira e serbit për të arritur këtë objektiv ishte e madhe, por ëndrra përfundoi në finalen e US Open edhe për meritë të Medvedev.
Rusi ka zhvilluar një ndeshje perfekte dhe madje ka patur kundër edhe publikun, që dëshironte që serbi të realizonte ëndrrën e madhe, por arriti të mposhtë rivalin dhe të fitojë titullin e parë të madh në karrierë.
Lot gëzimi për Medvedev pasi shënon pikën e fitores, ndërsa Djokovic (tregohet sportiv duke përqafuar kundërshtarin) mbeti në heshtje, thuajse i ngrirë, duke kuptuar se ëndrra e madhe mbaroi. Duartrokitjet e publikut e detyrojnë t’u buzëqeshë, por duket qartë zhgënjimi në sytë e kampionit serb. /Oversport.tv