Melissa Satta do të prezantojë një program të ri në “Sky”

Melissa Satta do të ketë tashmë emisionin e saj në platformën “Sky”, nga e premtja e 22 tetorit bukuroshja do të drejtojë emisionin “Goal Deejay”, ku bashkohen futbolli dhe muzika.

Emisioni do të transmetohet çdo të premte në orën 19:00 në “Sky Sport Football”.

Modelja bukuroshe është një personazh mjaft i njohur në fushën e sportit edhe për shkak të lidhjeve që ka patur me futbollistët Christian Vieri dhe Kevin-Prince Boateng.