Mema: Na ndëshkuan episodet, duhet të gjejmë forcë për të reaguar

Trajneri i Kastriotit, Ardian Mema ka folur për Oversport pas humbjes në “Niko Dovana” përballë Teutës.

“Momentet vendosën ndeshjen. Jam në dilemë për golin e parë, pasi na penalizoi. Ishim pa ekuilibër. Kam dyshime për gjykimin. Nuk ndëshkoi kundërshtarin, ndërsa për ne e kishte kartonin gati. Nuk dua të merrem me gjykimin, por kjo është e pafalshme. Teuta ishte agresive në fillim të lojës, më pas ishim ne më dominues në pjesën e parë.

Mungesë besimi? Flas me ekipin, ne futemi në fushë për të fituar çdo ndeshje. Ndoshta nuk e kam parë mirë ndeshjen dhe ndoshta konstatimi juaj për mungesën e grintës dhe dëshirës është i vërtetë.

Mungoi finalizimi, prisni afrime në merkato? Është e vërtetë. Kemi probleme me dëmtimet, por nuk duhet të justifikohemi për humbjen. Këta do jenë lojtarët e Kastriotit, por bisedojmë me 2 futbollistë, por unë do të punoj me këtë grup që kam dhe shpresoj që do të gjejmë forcën për të reaguar. Nuk ka ekipe të dobëta në kampionat. Me këdo ekip të luash do kesh probleme nëse nuk luan mirë. Pres që skuadra të ketë ekuilibër dhe të performojë mirë në fushë”, ka thënë Mema. / Oversport.tv