Mema: Pësojmë gola foshnjarakë, ekipi u shthur kur loja shkoi 2-0

Trajneri i Kastriotit, Ardian Mema ka folur për Oversport pas disfatës së thellë përballë Laçit.

“Të them të drejtën e nisëm mirë ndeshjen, ekipi luajti mirë në minutat e para. Por pësuam disa gola foshnjarakë dhe unë nuk kam çfarë tu mësoj lojtarëve në këtë aspekt. Sepse pësuam gola amatoreskë dhe në të tilla situata është e kota analiza taktike dhe teknike .

Ekipi u shthur pas ndeshjes, por duhet të punojmë si profesionistë. Duhet të dimë edhe të reagojmë dhe jo të dorëzohemi. Ne na penalizon çdo gol, ose çdo moment. Tani rrezikojmë seriozisht mbijetesën”, ka thënë Mema. / Oversport.tv