Në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë në kampionat, trajneri i Skënderbeut ka dhënë një konferencë për mediat, duke folur për kundërshtarin e radhës, formën dhe objektivat e skuadrës së tij.
“Dy pikëve që kemi marrë dhe me cilësinë e lojës që kemi treguar në ndeshjet me Tiranën dhe Egnatian, mendoj se mund të kishim edhe dy pikë më tepër sot.
Ne, megjithatë, jemi koshientë se gjithmonë hyjmë për të marrë tri pikët në fushë dhe besoj se deri në këtë moment e kemi treguar një gjë të tillë. Ekipin e kam në një formë optimale mjaft të mirë, si në përgatitje fizike dhe në anën psikologjike.
Sot kemi një kundërshtar jashtëzakonisht të fortë dhe një ndeshje që duhet ta vlerësojmë në maksimumin e kapaciteteve tona, si në anën fizike, ashtu edhe në atë psikologjike.
Më pas do të shohim në anën taktike se çfarë skuadra mund të bëjë në vijim. Të gjithë djemtë duke pasur parasysh të gjithë komponentët e mësipërm janë gati të bëjnë maksimumin e tyre.
Tani të flasim drejt, 70% e ndeshjeve në këto tri javë kampionat kanë dalë barazim dhe kjo tregon se skuadrat, jo se kanë pasiguri, por nuk duan të humbin. Dhe në disa raste kur e sheh se nuk mund të fitosh, më mirë është të mos humbësh.
Duke pasur parasysh këto gjëra, në ndeshjen me Vllazninë na takon të bëjmë maksimumin dhe të mos shohim aspak rezultatin që do të dalë nga ky takim, pasi e rëndësishme është që të japim më të mirën. Nëse e bëjmë këtë, rezultati herët a vonë do të vijë”. / Oversport.tv