Vazhdon kriza e Skënderbeut pasi këtë herë u mposht në shtëpi nga Dinamo dhe zhytet edhe më shumë në vendin e fundit. Pas ndeshjes trajneri Memelli dha edhe komentin e tij për sa i përket takimit.
“Sot duhet të bënim maksimumin për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje. Jo për tu justifikuar, por asnjëherë këtë sezon nuk e kemi pasur grupin e plotë të lojtarëve dhe sot vazhduam po njësoj.
Përtej kësaj, do të bisedoj me klubin për të marrë një vendim sepse shoh që edhe lojtarët kanë një ngarkesë psikologjike dhe nëse duhet një ndryshim, duhet ta bëjmë dhe i pari në këtë qasje të futbollit është trajneri dhe përgjegjësitë bien mbi të.
Nuk i kam anashkaluar asnjëherë përgjegjësitë e mia, sepse dua që lojtarët të qëndrojnë larg kësaj pjese dhe të jenë më të çliruar psikologjikisht në fushën e lojës. Dua ta mbyll me atë që thashë më sipër, nesër do të marrim një vendim për atë që është më e mira”.
I DORËZUAR- “Nuk është çështje dorëzimi. Unë jam një njeri që nuk duhet të bëhem barë për askënd. I dëgjova edhe tifozët sot. Çdo kush duhet të dijë në qytet që unë jam munduar të bëjë maksimumin edhe përtej vetes time. Futbolli kështu është dhe disa njerëz duhet të marrin përgjegjësi dhe i pari jam unë në këtë çështje”. /oversport.tv