Hysen Memolla ka folur për Oversport pas fitimit të Kupës së Shqipërisë me fanellën e Egnatias.
“Personalisht ka qenë një sezon shumë i mirë, ndonëse nuk erdha në formën optimale. U përshtata mirë me ekipin dhe arritëm dy objektivat, Europën dhe Kupën. E kam thënë që kur kam ardhur në Shqipëri, që Egnaita është një nga skuadrat më të mira në Shqipëri dhe e meriton që të mbyllin këtë sezon shumë të mirë me këtë trofe.
Kombëtarja? Unë flas në fushë, jap maksimumin në çdo ndeshje. Sylvinjo është një trajner i zgjuar dhe e di se çfarë duhet të bëjë. Ai i lexon lojtarët dhe nëse më thërret në kombëtare unë do të jem gjithmonë në dispozicion të tij.
Egnatia gati për Europën? Kam luajtur në shumë shtete, këtë Egnatia mund ta krahasoj me shumë ekipe në Hungari. Kjo skuadër mund të luajë si e barabartë me ekipe kroate apo hungareze në Europë për mendimin tim”, ka thënë mes të tjerash Memolla. / Oversport.tv