Memphis Depay tek Interi? Agjenti i lojtarit tregon si qëndron e vërteta

Një shkëmbim mes Interit dhe Barcelonës në këtë merkato janari bëri bujë në mediat italiane dhe spanjolle. Bëhet fjalë për shkëmbimin mes Joaquin Correa dhe Memhpis Depay, por gjithçka është përgënjeshtruar më pas nga agjenti i vetë sulmuesit holandez.

Sebastien Ledure foli për Sky Sport rreth fjalëve të fundit të merkatos duke konfirmuar se mes palëve nuk ka asnjë negociatë.

“Nuk ka asnjë negociat që është duke u zhvilluar për Depayn tek Interi. Mund t’i mohoj të gjitha këto thashetheme sepse nuk është një mundësi që ne jemi duke e diskutuar”, u shpreh ndër të tjera agjenti i lojtarit katalanas. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter