Menaxheri i Kessie: S’ia kam ofruar Interit, duhet kontratë në lartësinë e tij

George Atangana, menaxheri i Franck Kessie, ka folur për të ardhmen e klientit të tij. Mesfushori është nën kontratë deri më 30 qershor 2022 dhe për të ofertat janë të shumta.

Atangana ka sqaruar se ai nuk ia ka ofruar Interit Kessie dhe jep arsyetimin e tij, ndërkohë që edhe për Milanin dhe ata që e duan ka një mesazh të qartë.

“Një lojtar të kalibrit të Franck nuk është e nevojshme ta ofrosh në ndonjë klub. Kurrë nuk kam folur me Interin për të. Një lojtar i rëndësishëm ka nevojë për një kontratë që është në standardet e tij. Ka pasur një ofertë zyrtare nga klubi dhe një kërkesë nga agjenti.

Po flasim për shifra larg atyre që ju i referoheni (6.5 milion euro në sezon thuhet se është oferta e Milanit). Për shumë kohë njerëzit kanë thënë gjëra në mënyrën e gabuar. Më vjen keq për ata që i lexojnë këto histori dhe besojnë se janë të vërteta”. / oversport.tv