Menaxheri i Nahitan Nandez: Napoli bëri ofertë, ia vlen për 25 milionë euro

Nahitan Nandez është një nga lojtarët më të spikatur te Cagliari dhe për lojtarin polivalent interesohen disa klube të rëndësishme në Serie A.

Menaxheri i tij, Pablo Bentancur, ka treguar se në janar Napoli bëri një ofertë konkrete për të, si dhe foli edhe në lidhje me çmimin 20 deri në 25 milionë euro që i ka vënë Cagliari.

“Në këtë moment ka një krizë financiare në futboll. kështu që Nandez është lojtari më i shtrenjtë në historinë Cagliarit. Është e drejtë që klubi të kërkojë këto shifra për ta shitur atë. Nandez ia vlen për ato para.

Napoli bëri një ofertë konkrete, ndërsa në të shkuarën Interi dhe Juventusi kishin bërë të njëjtën gjë. Tani ai po rikuperohet prej lëndimit në gju dhe do të kthehet së shpejti.

Kishte vetëm një zgjatje ligamenti, jo këputje. Atij i pëlqejnë sfidat e ndërlikuara dhe vendos zemrën për t’ia dalë. Jam i bindur se do të shkojë në një klub të mirë”, shprehet Bentancur. / oversport.tv