“Mendoja se ishe i çmendur, por kishte të drejtë”, De Ligt prek me fjalët për Raiola

Mino Raiola preku zemrat e shumë futbollistëve dhe sidomos të atyre për të cilët luftoi t’u siguronte të ardhmen. Një prej tyre është edhe Matthijs de Ligt, ylli i Juventusit që nga Ajax kaloi në Itali për rreth 90 milionë euro dhe sigurisht Mino ishte ai që e “gatoi” gjithçka. Holandezi në rrjetet sociale ka postuar një letër të gjatë dhe emocionuese, që tregon edhe gjendjen e tij emocionale pas vdekjes së Raiola.

“I dashur Mino, sinqerisht nuk jam gati ta shkruaj këtë mesazh dhe kurrë nuk do të jem. Është shumë herët për ne lojtarët, për familjen tuaj, por veçanërisht për ju. Kishit kaq shumë ëndrra për të përmbushur, kaq shumë gjëra të mbetura për t’u bërë. Mendova se ishe i çmendur kur më tregoje për gjërat që po planifikoje, por në fund kishte gjithmonë të drejtë.

Ju e dinit se si funksionon bota. Asgjë nuk është e pamundur dhe këtë ia treguar gjithë botës. Në momentin që të takova për herë të parë e kuptova që ishte një njeri i veçantë, krejt ndryshe nga unë, por kishim një gjë të përbashkët: Donim ta bënim punën tonë sa më mirë.

Ju luftuar për lojtarët tuaj së bashkë me ekipin tuaj dhe kjo është arsyeja pse të deshën të gjithë. Sepse siç keni thënë gjithmonë: ata janë djemtë e mi, familja ime. Dhe tani është koha që në duhet të ndryshojmë rolet: ti bëre gjithçka për ne dhe tani ne duhet të bëjmë gjithçka për njerëzit që ke dashur më shumë, familjen tënde.

Ju premtoj se do të kujdesemi për gjithçka që keni dashur, si bijtë tuaj. Mino, do të më mungosh për gjithçka. Ashtu siç thatë: të jesh i keqi kundër të gjithëve për mua, të jesh agjenti im, të jesh shoku im më i mirë. Ishe dikush që mund të kërkojë gjithmonë ndihmë, që ishe gati të luftoje për mua, por edhe dikush me të cilin mund të flisja për jetën në përgjithësi.

Ishe dikush që dije aq shumë për disa gjëra, saqë jam i zemëruar me veten time që nuk të pyeta më shumë. Jam i sigurt se në një moment mund të të kërkoj më shumë dhe të të përqafoj përsëri, pasi më mungon që tani. Të dua Mino”, shkruan De Ligt në postimin e bërë. / oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Matthijs de Ligt (@mdeligt_)