Mendy kandidat për portën e Milanit, por Chelsea bën rezistencë

Emri i Edouard Mendy lakohet për portën e Milanit. Vazhdojnë problemet fizike të Mike Maignan dhe akoma nuk dihet koha e saktë e rikthimit të tij në fushë, prandaj drejtuesit kuqezi janë në kërkim të një portieri për të zëvendësuar francezin në këtë pikë delikate të sezonit.

Është britanikja “The Sun” ajo që shkruan se “djalli” synon portierin senegalez të Chelsea, por thekson se tratativa nuk është aspak e lehtë. Mendy ka humbur vendin e titullarit te “blutë” e Londrës dhe ndonëse ka edhe 2 vite e gjysmë kontratë nuk ka ndërmend të rinovojë me anglezët.

Londinezët nuk duan të heqin dorë lehtë nga gardiani dhe pretendojnë të paktën 25 milionë euro për kartonin e tij, një shifër që duket e lartë për financat e Milanit. / Oversport.tv