Merkato e Milanin pritet të nisë me sulmues, kuqezinjtë bëjnë pazar në Austri

Milani është futur seriozisht në garë për të përforcuar repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë rikthehen te një alternativë që nuk e realizuan dot në merkaton e janarit që lamë pas.

Sipas “Calciomercato”, emri që Milani ndjek prej kohësh është Noah Okafor i Salzburg dhe kuqezinjtë po pritet të fillojnë negociatat me klubin austriak. Këta të fundit e kërkojnë një shumë prej 20 deri në 25 milionë euro për ta lënë sulmuesin të lirë.

22-vjeçari zvicëran ka shfaqur një formë mjaft të mirë në sezonin aktual duke shënuar 10 gola në 25 paraqitje në kampionat. Gjithashtu ai fitoi dhe besimin e trajnerit të Zvicrës i cili i bëri ftesë për në botërorin e Katarit. /oversport.tv

Foto: FC Red Bull Salzburg, Facebook