Merkato edhe në nivele drejtuese, PSG kërkon të zëvendësojë Leonardon

Merkato nuk ka vetëm për futbollistë. Bashkë me të zhvillohet edhe merkato për pozicionet drejtuese. I fundit që rrezikon pozitat e tij në klub është drejtori sportiv i PSG, Leonardo.

Lëvizjet e tij të fundit në merkaton e janarit nuk i kanë pëlqyer presidentit dhe sipas asaj që raporton Foot Mercato, pozicioni i brazilianit nuk është aspak i sigurt në Paris. Pronarët e klubit kanë filluar të shikojnë mundësitë e afrimit të një tjetër drejtori sportiv.

Në krye të listës është ish-drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici. Italiani aktualisht është drejtori sportiv i Tottenham, por eksperienca në Paris me PSG e tundon shumë Paraticin. Megjithatë, gjithçka pritet të qartësohet pas një takimi që Leonardo do të ketë me presidentin e PSG. /oversport.tv