Duket se De Ligt do të bashkohet me Bayernin e Mynihut dhe ndërkohë Juventusi nuk po qëndron duarkryq, por po mundohet që të gjejë zëvendësuesin e mbrojtësit holandez.
Pasi ra pista Koulibaly dhe me Bremer që duket se është më pranë Interit, emri më i pëlqyer i momentit është Gabriel i Arsenalit. Drejtuesit e “zonjës së vjetër” janë të gatshëm tu ofrojnë “topçinjve” 40 milionë euro për lojtarin.
Por nuk është vetëm Gabriel në shënjestrën e Juves, në orët e fundit ka dalë në skenë edhe emri i Pau Torres të Villarrealit. Kartoni i mbrojtësit spanjoll vlerësohet 50 milionë, por bardhezinjtë janë të gatshëm që të ulen në bisedime. / Oversport.tv