Merkato Juventus: Priten tre zyrtarizime, në vend të De Ligt janë dy alternativa

Drejtuesit e Juventusit janë vënë në lëvizje për t’i plotësuar sa më parë organikën e ekipit Max Allegrit. Kështu, në pritje të Angel Di Marias dhe Paul Pogba, “Zonja e Vjetër” po punon edhe në disa pista të tjera.

Kështu, sipas mediave italiane, marrëveshja me Andrea Cambiason është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Genoa e vlerëson 10 milionë euro, ndërsa Juventusi do të paguaj 4 milionë euro dhe kartonin e Radu Dragusin i cili vlerësohet rreth 6 milionë euro nga bardhezinjtë.

Për sa i përket mbrojtjes, De Ligt mund të largohet me Chelsean që qëndron në “pole position”. Në vend të tij bardhezinjtë pritet të bëjnë një sulm për Kalidou Koulibaly të Napolit.

Në rast se nuk arrihet te kjo pistë, atëherë aletrnativa është Manuel Akanji i Borussia Dortmund që vlerësohet rreth 30 milionë euro. Megjithatë, kontrata e tij skadon në fundin e sezonit tjetër dhe çmimi mund të bjerë ndjeshëm. /oversport.tv