Merkato Milan: Kuqezinjtë rrisin ofertën për De Ketelaere, Bennacer pranë rinovimit

De Ketelaere është akoma edhe më pranë Milanit. Drejtuesit kuqezi kanë arritur marrëveshjen me vetë lojtarin për një pagë rreth 2.5 milionë në sezon me një kontratë deri në vitin 2027.

Ndërkohë që për të mposhtur konkurrencën e Leeds United për mesfushorin me tipare sulmuesi, Milani ka barazuar edhe ofertën e bërë nga klubi anglez. Maldini dhe Massara kanë paraqitur një ofertë rreth 30 milionë euro në drejtim të Club Brugge për kartonin e lojtarit.

Gjithashtu në kampin kuqezi ka edhe lëvizje për sa i përket situatës së rinovimeve. Drejtuesit e Milanit dhe agjentët e Ismael Bennacer janë duke diskutuar për të zgjatur edhe më shumë kontratën e mesfushorit algjerian, e cila skadon në vitin 2024. /oversport.tv