Merkato, Milan: Një emër i ri për mbrojtjen, Noa Lang përforcon sulmin

Milani është në kërkim të një përforcimi në repartin e mbrojtjes dhe gjatë orëve të fundit ka dalë në skenë një emër i ri.

Drejtuesit kuqezi po marrin informacion për Pablo Marì, lojtar në pronësi të Arsenalit, që në janar u huazua tek Udinese në Serie A.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, ka mbetur pezull pista që të çon te Botman i Lille, sepse Newcastle u ka ofruar francezëve 10 milionë më shumë se Milani (30 milionë ofrojnë kuqezinjtë, por lojtari dëshiron të transferohet në Milano).

Një tjetër alternativë për prapavijën është Bremer i Torinos, por për mbrojtësin brazilian duhet mposhtur konkurrenca e madhe.

Ndërkohë që në Holandë janë të bindur që Noa Lang  do të veshë fanellën e Milanit. Kartoni i sulmuesit holandez të Club Brugge vlerësohet rreth 22 milionë euro dhe për të mbyllur tratativën pritet vetëm miratimi i RedBird. / Oversport.tv