Merkato Milan: Onyedika i pari në listë për mesfushën, synohet edhe një mbrojtës

Para përfundimit të merkatos, Milani kërkon që ti shtojë edhe një tjetër lojtar repartit të mesfushës, sidomos nëse largohet Bakayoko.

Për momentin emri më i lakuar është ai i Raphael Onyedika, 21-vjeçarit që militon në radhët e Midtjylland. Është pikërisht nigeriani ai që qëndron i pari në listën që pasohet nga Frattesi, Tameze dhe Fofana.

Ndërkohë janë tre emrat që diskutohen për të përforcuar një vend të mbetur bosh në mbrojtje. Japhet Tanganga i Tottenham, Evan N’Dicka i Eintracht Frankfurt dhe Abdou Diallo i PSG.

Për momentin situata ka ngecur, sepse kuqezinjtë kërkojnë vetëm formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, sepse ai që do të vijë do të jetë alternativa e katërt në qendrën e mbrojtjes. / Oversport.tv