Merkato Milan: Të gjitha energjitë fokusohen te Sarr, Liverpool synon Bennacer

Tashmë që Renato Sanches zgjodhi të vazhdojë karrierën te PSG, Pape Matar Sarr është kthyer në objektivin kryesor të Milanit për mesfushën.

Drejtuesit e klubit kuqezi po negociojnë me ata të Tottenham për të gjetur formulën e huazimit. Maldini dhe Massara duan që të mbyllin sa më shpejtë marrëveshjen me Paraticin.

Ndërkohë Liverpool ka vënë në shënjestër Bennacer. Mesfushori kuqezi ka një klauzolë 50 milionëshe dhe në këto momente konsiderohet si i pashitshëm nga Milani, që kërkon të përforcojë dhe jo të dobësojë repartin e mesit të fushës pas largimit të Kessie. / Oversport.tv