Napoli është bërë protagonist në merkaton e portierëve gjatë ditës së sotme, pasi ka huazuar nga Atalanta Pierluigi Gollinin, ndërkohë që pas 6 muajsh ka larguar nga organika Salvatore Sirigu.
Mbyllet pas 6 muajsh aspak të lumtur aventura e Pierluigi Gollinit te skuadra e Fiorentinës. Ish-gardiani i Veronës kthehet përkohësisht te Atalanta, për tu huazuar sërish, kësaj radhe te skuadra e Napolit.
✍️ Benvenuto Pierluigi 👋
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/CqJpg1ejZX
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) January 25, 2023
Ndërkohë që Salvatore Sirigu largohet nga Napoli pas 6 muajsh dhe transferohet zyrtarisht te Fiorentina. Kujtojmë që Alex Meret është portieri titullar i Napolit kryesues. / Oversport.tv
🍀 In bocca al lupo, Salvatore!
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/rOYjS4ryUj
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) January 25, 2023