Merkato Roma: Zaniolo qëndron! Në pritje të Belottit, punohet për Lindelof

Andrea Belotti pret sinjale nga Roma. Sulmuesi ndodhet në vilën e tij në Torino së bashku me familjen, ku po kalon disa ditë pushime, pa lënë mënjanë stërvitjen, në pritje të transferimit në kryeqytet.

Sulmuesi është në kontakte të vazhdueshme me Tiago Pinton, i cili i ka kërkuar që të presë, ndonëse marrëveshja mes palëve është arritur me kohë për një kontratë 3-vjeçare me 3 milionë euro në sezon.

Largimi i Eldor Shomurodov do ti hapë derën e transferimit “gjelit”, madje Mourinho shpreson që të ketë në dispozicion sulmuesin që për ndeshjen kundër Salernitanës.

Zaniolo është bindur që të qëndrojë në kryeqytet dhe duket se tekniku Mourinho ka vënë veton që talenti verdhekuq të mos largohet drejt Tottenhamit.

Ndërkohë që Roma po kërkon edhe një mbrojtës qendre, që luan me këmbën e majtë. Synohen Zagadou (lojtar i lirë) dhe Tanganga i Tottenham. Duket se verdhekuqtë kanë hequr dorë nga Bailly dhe kanë pikasur një tjetër lojtar të United, 28-vjeçarin suedez Victor Lindelof. / Oversport.tv