Merkato te Juventusi: Tratativa me Di Marian, pëlqehet edhe Neres

Paulo Dybala e mbyll me Juventusin në përfundim të kampionatit dhe bardhezinjtë janë duke parë për zëvendësuesin e argjentinasit.

Trajneri Massimiliano Allegri kërkon të luajë me modeulin 4-3-3 sezonin e ardhshëm dhe pasuesi i “La Joya” kërkohet me karakteristika disi ndryshe.

Emri i parë me të cilin kanë nisur bisedimet është Angel Di Maria, të cilit i përfundon kontrata më 30 qershor dhe PSG nuk do të rinovojë me të.

Sky Sport shkruan se kanë nisur kontaktet me menaxherin e argjentinasit, për të kuptuar sa shanse ka që Di Maria të transferohet në Serie A.

Emri i dytë që Juventusi ka në plane është David Nerez, braziliani 25-vjeccar që ka spikatur me Ajax dhe tani është pjesë e Shakhtar Donetks në Ukrainë.

Për shkak të luftës atje, klubi nga Torino mund ta transferojë Neres me ccmim të arsyeshëm. Braziliani dhe Di Maria janë lojtarët që Allegri do, për të plotësuar treshen e sulmit me Vlahovic dhe Chiesa. / oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook