“Merkato” te Palermo e Benfica, Bushi publikon listën e Shqipërisë U21

Shqipëria 21 përballet me Slloveninë dhe Kosovën më 12 dhe 16 nëntor, ndërkohë që para mediave ka dalë sot trajneri Alban Bushi, i cili ka shpallur edhe listën e lojtarëve.

Bien në sy disa lojtarë nga Superiorja, duke nisur nga portierët. Bruno Puja është risia. Portieri i Egnatias merr vendin e Arlis Shalës, ndërsa në mbrojtje Bushi ka ftuar nga Palermo Masimiljano Dodën dhe Adrian Bajramin nga Benfica U23.

Mesfusha është e njëjta që ishte ndaj Andorrës dhe Sllovenisë në tetor, kurse në sulm janë lënë jashtë Nikqi dhe Prengaj.

LISTA E SHQIPËRISË U21

PORTIERË: Vokli Laroshi, Angelo Tafas, Bruno Puja

MBROJTËS: Albion Marku, Adolf Selmani, Marsel Ismajlgeci, Jorgo Pëllumbi, Ergi Goga, Ramen Çepele, Kosta Vangjeli, Masimiliano Doda, Adrian Bajrami, Mario Mitaj

MESFUSHORË: Angelo Ndrecka, Armando Dobra, Kristjan Asllani, Jurgen Çelhaka, Bernard Karrica, Erald Lakti

SULMUES: Ergys Peposhi, Ernest Muçi, Mehddi Çoba, Tedi Cara

/ oversport.tv