Merr fund lidhja e Andrea Pinamonti me bukuroshen Nicole Confortin

Andrea Pinamonti mund të qeshë brenda fushës, por jashtë saj e ka pushtuar trishtimi.

Sulmuesi i Empolit i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bukuroshen Nicole Confortin.

Çifti nuk e ka reklamuar kurrë marrëdhënien në publik, por ka qenë vetë bukuroshja Confortin që nëpërmjet një story në Instagram ka treguar se është ndarë nga Pinamonti.

“U ndamë disa muaj më parë. Të dy nuk kishim më ndjenjat e mëprashme dhe i dhamë fund lidhjes pa urrejtje dhe pa zënka”, tha ndër të tjera Confortin.

Bukuroshja 22-vjeçare është një influencer me mbi 70,000 ndjekës në Instagram, ndërsa punon në sektorin e modës.

Pinamonti dhe Confortin ishin në një lidhje që prej kohës kur talenti i Interit aktivizohej në radhët e Frosinones. /oversport.tv