Lajmi i keq për Napolin është dëmtimi i Alex Meret. Një rrufe në qiell të hapur për një portier që ishte rikthyer fuqishëm nën urdhrat e Spalletti-t dhe që dukej se do të ishte protagonist i sezonit që në ndeshjet e para.
Por, lajmi i mirë është që trajneri toskan mund t’i besojë një tjetër portieri të nivelit të lartë, siç është David Ospina, që dukej sikur do të largohej nga Napoli në ditën e fundit të merkatos, por që gjithsesi qëndroi tek napoletanët për të pritur hapësirën e tij.
Dëmtimi do ta mbajë Meret larg fushës së blertë për disa jave dhe Ospina është i gatshëm të mbrojë portën e Napolit, bashkë me Marfella, që është portieri i tretë.
Por nëse në planin afatgjatë ky problem është i zgjidhur, problemi i vërtetë qëndron tek superndeshja Napoli-Juventus që do të luhet në 11 shtator.
Sepse Meret do të kthehej më shpejt nga kombëtarja, ndërsa Ospina ka një ndeshje të rëndësishme me përfaqësuesen e Kolumbisë. Portieri do të kthehet në Itali të premten, pak orë para fillimit të ndeshjes kundër Juventusit dhe duhet të mbrojë portën e Napolit./Oversport.tv