Mesazhe mbështetëse nga të gjithë, Chiesa: Shihemi së shpejti në fushë

“Dëmtimet janë pjesë e karrierës së një futbollisti, e kemi parë edhe këtë verë. Por ndryshimin e bën dëshira për tu ringritur dhe ti ke me shumicë. Të presim Federico”, me anë të këtij postimi në Twitter, trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka dashur që të karikojë Chiesan pas dëmtimit të rëndë, që solli përfundimin e sezonit për lojtarin e Juventusit.

Edhe dy skuadrat e Milanos, Interi dhe Milani kanë shfaqur mbështetjen e tyre ndaj lojtarit bardhezi, duke i uruar shërim të shpejtë.

Vetë lojtari i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë, duke shkruar në Instagram: “Ju falënderoj nga zemra për mesazhet mbështetëse. Shihemi së shpejti në fushë”. / Oversport.tv