Mesfusha “fut ujë”, Liverpool kërkon yllin e Fiorentinës

Pas largimeve të Fabinhos, Henderson dhe mos blerjes së Caicedos, Liverpool kërkon të nënshkruajë në këtë merakato me një qendërmesfushor. Në skenën e “The Reds” ka dalë mesfusfushori i Fiorentinës.

Siç raporton “Sportmediaset” në listën e Liverpool është tashmë Sofyan Amrabat. Klubi i Fiorentinës kërkon të paktën një shumë prej 25-30 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin maroken.

Të interesuar për Amrabat janë dhe në kampin e Juventusit. Deri ne fund të kësaj merkatoje verore, pritet të jetë një garë e ethshme mes gjigantëve europianë për mesfushorin e Fiorentinës. /oversport.tv