Jo vetëm Osimhen dhe Kvaratskhelia, Napoli ka nxjerrë në pah dhe vlerat e një lojtari tjetër si Stanislav Lobotka. Mesfushori sllovak ka qenë këtë sezon një nga pikat kyçe të formacionit të Luciano Spallettit.
Për këtë gjë, 28-vjeçari i është mirënjohës trajnerit napolitan, të cilin e falenderon në një intervistë. “Ndryshe nga Gattuso, Spalletti më beson mua. Më parë nuk ishte këshut, por tani ka ndryshuar dhe po përpiqem të rritem falë kësaj.
Nuk e prisja një sezon të tillë nga Napoli, ndoshta askush nuk e priste. Jemi të lumtur që sezoni po zhvillohet kështu dhe që po bëjmë mirë. Nuk e njihja Kvaratskhelia, ndoshta njihej vetëm në Gjeorgji. Në momentin që erdhi në Napoli ai tregoi se është një talent i madh.” – u shpreh Lobotka. /oversport.tv