Mesfushori i Uellsit diagnostikohet me kancer: Mesazh i vështirë ta shkruaj…

David Brooks, mesfushori i Bournemouth dhe Uellsit, është diagnostikuar me kancer dhe do të duhet të nisë terapinë për të luftuar sëmundjen që dobëson imunitetin.

24-vjeccari e ka bërë gjithçka publike përmes rrjeteve sociale, teksa shkruan: “Ky është një mesazh shumë i vështirë për mua për t’u shkruar. Jam diagnostikuar me një Hodgkin Lymphoma të fazës së dytë dhe do të nis një trajtim javën e ardhshme.

Edhe pse e gjithë kjo ka ardhur si një tronditje për mua dhe familjen time, prognoza është pozitive dhe kam besim të plotë që do të shërohem plotësisht dhe do të kthehem të luaj sa më shpejt të jetë e mundur.

Do të doja të tregoja vlerësimin tim për mjekët, infermierët, konsulentët dhe stafin që më trajtuan me profesionalizëm, ngrohtësi e mirëkuptim gjatë gjithë kësaj periudhe.

Dua të falënderoj federatën e Uellsit, pasi pa vëmendjen e stafit mjekësor mund të mos e kishim zbuluar sëmundjen. Gjithashtu do të doja të falënderoj Bournemouth për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën e tyre javën e kaluar”. / oversport.tv