Mesfushori italian te Juventusi? Drejtori sportiv i Sassuolos shtang bardhezinjtë: Kam biseduar me klube angleze

Juventus apo Roma? E ardhmja e Davide Frattesit është ende për t’u shkruar. Mediat italiane raportojnë se “Zonja e Vjetër” është në “pole position” për të marrë shërbimet e xhevahirit të Sassuolos, por nuk përjashtohet edhe mundësia që të transferohet në Angli.

Këtë gjë e konfirmon vetë CEO i Sassuolos, Carnevali, i cili tregoi se ka zhvilluar edhe një takim me klube angleze për të ardhmen e lojtarit. “Për momentin, për fat të mirë nuk kemi filluar ende të hyjmë në negociata konkrete për merkaton.

Është ende herët për të bërë diçka të tillë. Megjithatë, ne e dimë shumë mirë se për Frattesin ka interes të madh nga klube të ndryshme. Para disa kohësh isha në Angli për të diskutuar me disa klube që janë të interesuara. Por sa është vlera e mesfushorit? Shumë”, përgjigjet Carnevali. /oversport.tv