Mesfushori jashtë planeve të Chelsea, gjiganti i Serie A interesohet për të

Aster Vranckx duket pranë lamtumirës me Milanin që në sezonin e tij të parë. Ai nuk ka bindur aspak në Milano dhe klubi kuqezi ka menduar që në vendin e tij të vijë një mesfushor nga Premier League.

Sipas “Calciomercato”, Milani do të provojë të nënshkruajë me mesfushorin e Chelsea, Ruben Loftus-Cheek. 27-vjeçari nuk është më në planet e trajnerit, Graham Potter dhe së shpejti mund të largohet nga Londra.

Shuma që kërkon klubi anglez për ta lënë të lirë mesfushorin është 25 milionë euro. Në këtë sezon të Premier League, Loftus-Cheek regjistron 16 paraqitje, por pa shënuar ose asistuar asnjëherë. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook