Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë është e sigurt: Geoffrey Kondogbia largohet nga Atletico Madrid për të nisur një aventurë të re në kampionatin francez te skuadra e Marseille.
Negociatat mes dy klubeve janë mbyllur me sukses dhe francezët do të derdhin në arkat e spanjollëve 8 milionë euro.
Për ish-mesfushorin e Interit është gati një kontratë deri në vitin 2027. Kondogbia do të jetë përforcimi i parë për teknikun e ri të Marseille, Marcelino Toral. / Oversport.tv