Mesfushori viziton qendrën stërvitore të Juventusit, tifozët ëndërrojnë rikthimin

Vizita që Miralem Pjanic ka bërë në Continassa (qëndra strëvitore e Juventusit), ka shfrenuar fantazinë e tifozëve bardhezi.

Ish-mesfushori i “zonjës së vjetër”, i pranishëm në Torino për të ndjekur ndeshjen mes Francës dhe Belgjikës, u ndal për një vizitë të shpejtë në qëndrën stërvitore të Juventusit për të takuar Allegrin, stafin dhe lojtarët që nuk janë larguar me skuadrat kombëtare respektive.

Tifozët bardhezi, nuk i kanë harruar 4 vitet e tij me fanellën e skuadrës së tyre, para se të transferohej tek Barcelona në verën e vitit 2020.

I pyetur nga gazetarët e “Sky Sport” për një rikthim të mundshëm në Torino, mesfushori që aktualisht luan në Turqi me Besiktas, u është përgjigjur “jo, jo”.

Ish-lojtari i Romës dhe Barcelonës qëndroi rreth 40 minuta në Continassa dhe kjo ka bërë që tifozët e Juves të ëndërrojnë për një rikthim të tij, duke marrë shkas edhe nga fakti që drejtuesit e skuadrës kërkojnë të bëjnë përforcime në repartin e mesfushës. /Oversport.tv