“Mesi ka vjedhur Topin e Artë”, Ronaldo është dakort me mendimin e tifozit

“Këto janë fakte”. Me një tweet konciz dhe të drejtpërdrejtë, edhe Cristiano Ronaldo u bashkohet atyre që e quajnë të padrejtë dhënien e Topit të Artë 2021, Lionel Messit.

Kampioni portugez përgjigjet në llogarinë në Instagram të një tifozi që rreshton të gjitha arsyet, që çmimi duhet ti jepej vetë Ronaldos ose Robert Lewandowskit, që u rendit i dyti me 33 vota më pak.

Postimi, në faqen e një tifozi që quhet “Cristiano Ronaldo – The Legendary” dhe që ndiqet nga vetë portugezi, përshkruan me detaje sukseset e Ronaldos në vitin 2021 dhe më pas e quan vlerësimin e Mesit si: “Vjedhje. Turp. Thjesht e pafalshme”.

“Të gjithë e panë. Çdokush është aq inteligjent sa të kuptojë se kush janë ata që e meritojnë me të vërtetë këtë çmim. Të marrët çmime që nuk i meriton është lumturi fallso, pa nder”, shkruhet mes të tjerash në postim. / Oversport.tv